Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, thotë se Ballkanit Perëndimor ka nëvojë për qasje të shpejtë në vaksinat ndaj Coronavirusit, njofton Insajderi.
Kështu është shprehur ai në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, ku theksoi nevojën për të siguruar qasje të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinat kundër COVID-19.
Lidhur me këtë, eurokomisioneri shkruan në një postim në Twitter se në luftën ndaj koronavirusit, BE-ja qëndron pranë partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor.
“Theksova nevojën për të siguruar qasje të shpejtë në vaksinat në rajonet e Ballkanit Perëndimor. Nënvizoi gjithashtu shqetësimet mbi zhvillimet në lidhje me çështjen Navalny”, ka thënë ai. /Insajderi.com