Varhelyi flet pas takimit me Osmanin në Bruksel

Varhelyi flet pas takimit me Osmanin në Bruksel

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka dhënë detaje për takimin që ka zhvilluar të martën në Bruksel me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton Insajderi.

Ai tha se me Osmanin kanë diskutuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Theksuam rëndësinë që Kosova të vazhdojë me zbatimin e reformave të lidhura me Bashikimin Evropian, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe bashkëpunimin në rajon, duke tërhequr përfitimet nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve”, ka shkruar Varhelyi në profilin e tij në Twitter.

Osmani po qëndron për vizitë dyditore në Bruksel ku do të zhvillojë takime me krerë të institucioneve evropiane./Insajderi.com