Varhelyi: KE përkrahë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Komisionari evropian për zgjerim Oliver Varhelyi ka deklaruar në Bruksel se Komisioni Evropian mbetet pranë rekomandimeve të veta për hapjen e negociatave për hyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në pranverë.

Varhelyi: KE përkrahë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Varhelyi ka thënë këtë pas takimit me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të jashtëm të Shqipërisë Genc Cakaj.

“Negociatat konstruktive. Komisioni Evropian mbetet pranë rekomandimit për hapjen e negociatave të hyrje për dyja vendet në pranverën e ardhshme”, ka shkruar Varhelyi në Twitter./Insajderi.com.