Varhelyi: Kosova dhe Serbia ta përfundojnë dialogun gjatë vitit 2020

Kandidati i Hungarisë për anëtar të Komisionit Evropian të ngarkuar për zgjerim dhe fqinjësi Oliver Varhelyi është dëgjuar para përfaqësuesve të këshillit kompetent të Parlamentit Evropian.

Varhelyi: Kosova dhe Serbia ta përfundojnë dialogun gjatë vitit 2020

Ai ka porositur se, nëse zgjidhet, do ta përcjellë në mënyrë rigoroze politikën e Bashkimit Evropian për zgjerim. Kjo do të thotë se asnjë vend nuk mund të jetë anëtare e BE nëse para kësaj nuk i plotëson të gjitha standardet e caktuara.

Varhelyi ka shtuar se nuk mendon se e gjithë korniza e politikës së zgjerimit duhet ndryshuar, por se reformat e brendshme në BE duhen zbatuar paralelisht me zgjerimin dhe se BE duhet të jetë e gatshme për to.

Ai është angazhuar për përshpejtimin e përparimit të vendeve në procesin e zgjerimit edhe atë në bazë të rezultateve individuale të shteteve kandidate.

Varhelyi ka pretenduar se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës dhe se duhet të ketë perspektivë të besueshëm të hyrjes në BE, dhe se ai në punën e tij të ardhshme do të përqendrohet në sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve demokratike në rajon.

Ai thotë se do të angazhohet që negociatat për hyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen sa më shpejtë dhe që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me sukses në vitin 2020.

“Shoh mundësinë historike të arrihet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë qysh sivjet”, ka thënë ai.

“Për pesë vjet, vizioni im është që Ballkani Perëndimor të zhvillohet më tepër, të kemi paqe në mes të Serbisë dhe Kosovës, që Kosova të ketë liberalizimin e plotë të vizave, që negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të jenë në përfundim, dhe që Serbia të jetë e gatshme për hyrje”, ka përfunduar Varhelyi në fund të dëgjimit duke shtuar se “pa ambicie nuk ka as rezultate”./Insajderi.com.