Varhelyi takohet edhe me Kurtin

Pas takimeve me Avdullah Hotin e Vjosa Osmanin dhe fjalimit para deputetëve në Parlamentin e Kosovës, Oliver Varhelyi, është takuar edhe me liderin e opozitës, Albin Kurtin.

Varhelyi takohet edhe me Kurtin

Oliver Varhelyi, Komisionari i Lartë e Bashkimit Evropian, që po qëndron në Kosovë, është takuar edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, njofton Insajderi.

Në takim me Varhelyin, përveç Kurtit kanë qenë edhe Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimi.

Para se të takohej me Kurtin, zyrtari i BE-së, ka mbajtur një fjalim para deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe ka pasur takim me kryeministrin, Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren, Vjosa Osmani./Insajderi.com