Variant i ri i COVID-19 në Kaliforni, mund të përhapet më shpejt

Variant i ri i COVID-19 në Kaliforni, mund të përhapet më shpejt

Një variant i Coronavirusit është zbuluar për herë të parë në Kaliforni, i cili mund të jetë i transmetueshëm dhe që shkakton sëmundje më të rëndë e të ketë ndikim në efikasitetin e vaksinës, transmeton Insajderi.

Nga mediat e huaja raportohet se autorët e studimit janë në pritje për miratimin nga departamenti i shëndetit publik për rekomandimet që duhet të përdoren për parandalimin e infeksionit.

Doktor Charles Chiu, profesor i mjekësisë laboratorike në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco, ka ndarë studimin e tij për Fox News.

Chiu deklaroi se varianti i quajtur ’20C’ ka rritur mbi 50 për qind të rasteve pasi kanë bërë  dy mijë e 172 prova me shtuba hunde kështu, duke vërejtur një rritje dyfish të përqendrimeve të virusit të pacientëve me më shumë infektim.

“Kjo është diçka që duhet të hetohet më tej dhe unë me të vërtetë mendoj se në këtë pikë ne nuk dimë sa duhet për të rekomanduar ndonjë ndryshim në masat standarde të shëndetit publik që ne përdorim për të parandaluar infeksionin”, ka thënë doktori amerikan. /Insajderi.com