Varroset 27 vjeçari që u vra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë

Varroset 27 vjeçari që u vra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë

Është varrosur të hënën e 19 prillit, 27 vjeçari Valmir Fazliu, i cili u vra të shtunën e 17 prillit, në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, përcjell Insajderi.

Viktima është varrosur në fshatin e tij të lindjes në Dolak të Vushtrrisë.

Familjarët nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen, derisa raportohet se kanë thënë se dhe vetë ata nuk e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur, njofton KP.

Në përleshjen e 17 prillit që kishte ndodhur në Tregun e Gjelbër nuk mungoi arma e zjarrit, e që si pasojë dhe i mori jetën 27 vjeçarit ndërsa, personat L.F.,  A.A.,  Sh.F,. u plagosën e që ky i fundit edhe i dyshuar për vrasje përfundoi në pranga ku edhe i është vendosur dënim prej një muaji burgim.

I ndjeri kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes thuhet nga dëshmitarët kalimtarë, por që nuk ishte konstatuar vdekja e tij nga ekipi mjekësor, dhe që vetëm ishte dërguar trupi i tij nga policia në ambulancë e më pas është konfirmuar nga mjeku përgjegjës. /Insajderi.com