RIP

Varroset George Floyd

“Është gati sureale ta shikosh të shtrirë ashtu, t’ia shikosh qafën, kur në mendje e ke pamjen se si ka vdekur”.

Varroset George Floyd

Në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është varrosur George Floyd, afro-amerikani që u vra nga një polic në detyrë, i cili i vendosi gjurin në qafë deri në asfiksi, njofton Insajderi.

Siç shkruan media lokale në Houston, The Texas Tribune, pamjet para kishës ku qëndronte trupi i pajetë i 46 vjeçarit, ishin të trishta, të pllakosura me mërzi dhe frustrim.

Njerëzit kishin rrethuar kishën, ishin uluar jashtë saj të mbytur në lot pasi kishin dhënë lamtumirën e fundit George Floyd-it.

“Ta shosh trupin e tij të detyron që të bësh diçka, të mos rrish pa reaguar”, ka thënë një pjesëmarrës në varrim.

“Është gati sureale ta shikosh të shtrirë ashtu, t’ia shikosh qafën, kur në mendje e ke pamjen se si ka vdekur”.

Pas varrimit disa nga familjarët e Floyd iu drejtuan të pranishmëve.

Ata thanë që familjari i tij gjithmonë do të kujtohet nga ta, si dikush me zemër dhe buzëqeshje të madhe.

Floyd vdiq me 25 maj, pasi u ndalua nga policia nën akuzat se ka krijuar një faturë false, në vlerë prej 20 dollarësh.

Vdekja e tij ka shkaktuar protesta masive kundër racizmit në SHBA, të cilat janë përhapur edhe në pjesë të tjera të botës.

Të katër policët që kanë marrë pjesë në ndalimin e Floydit janë pushuar nga puna dhe janë akuzuar për vrasje ose bashkëfajësi në vrasje./Insajderi.com