Varroset ish-ushtari i UÇK-së i vrarë dje në Korroticë

Varroset ish-ushtari i UÇK-së i vrarë dje në Korroticë

Qindra njerëz, familjarë e qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-ushtarit të UÇK-së, i vrarë të enjten pasdite.

B.C 37 vjeçar ishte vrarë të enjten në orën 18:15 prill në fshatin e tij të lindjen Korreticë e lartë në Drenas, sipas Policisë saktësisht në afërsi të shkollës së këtij fshati.

Nuk janë bërë të ditura motivet e kësaj vrasje, por Policia ka bërë të ditur se ai është vrarë.

“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është cilësuar si vrasje dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në komunikatën e Policisë.

ish ushtari vdes

Sipas kësaj komunikate, hetuesit policor me një përkushtim të madh po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit duke intervistuar një numër personash në cilësi të dëshmitarëve apo edhe të tjerë, në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin./Insajderi.