Vartësi i Haskukës: Dënoheni 2 mijë euro Shaqir Totajn

Vartësi i Haskukës: Dënoheni 2 mijë euro Shaqir Totajn

Drejtori i Emergjencës dhe Sigurisë në komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj ka thënë se Shaqir Totaj duhet të dënohet, pasi që nuk mund të ketë leje qarkullimi në këtë orarë.

Dakaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se, një tiket prej 2000 eurove do ta kishte kthjellur Totjan për herë të tjera.

“Shaqir Totja live në TV. Nuk është ide e keqe të legjitimohet pas emisionit orari i daljes së tij nga shtëpia, përmes numrit personal të parafundit. Ky nuk përfaqëson zyrtarisht asnjë institucion rrjedhimisht nuk mund të ketë leje qarkullimi në këtë orarë. Një tiket prej 2000 euro e kfill për tjera herë”, ka shkruajtur Dakaj në Facebook.

Ndryshe, nënkryetari i PDK-së i cili është edhe kryetar i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj është live në një intervistë në T7.