Vasfije Krasniqi sfidon kryeprokurorin Aleksander Lumezi

Vasfije Krasniqi sfidon kryeprokurorin Aleksander Lumezi

Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunës seksuale ka pranuar sfidën “Mbjellë një pemë”. Krasniqi ka mbjellë një pemë në Parkun Heroinat, në kujtim të të mbijetuarve dhe viktimave të dhunës seksuale.

Në mesin e katër personave, ajo ka nominuar edhe kryeprokurorin Aleksander Lumezin e ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, shkruan Insajderi.

Shkrimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

Në kujtim të të mbijetuarve dhe viktimave të dhunes sexuale gjatë luftes në Kosov, ne mbjellem një pemë në Parkun Heroinat. Unë shpresoj se forca dhe guximi ynë te rritet sikur qe rritet kjo pemë.

Unë I naminoj:

1.Kryeprokurori i shtetit Alexander Lumezi

2.Minire Begaj Kryetare e komisionit per njohjejn dhe verifimin e vitimave te dhunes seksuale

3.Mistri per punë dhe mireqenje sociale Skender Reqica

4. QPDG-Kadire Tahiraj

#Mbjellnjëpemë
#AlexanderLumezi
#MinieeBregah
#SkenderReqica
#KadireTahiri

Ka qenë Donjeta Gashi, ish-gazetarja dhe tani këshilltare e Kryeministrit, e cila ka nisur sfidën “Mbjelle një dru”, të cilës deri tani i janë përgjigjur shumë persona./Insajderi.com