
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në kategorinë e vajzave, ka arritur të fitojë përballë përfaqësuese së Estonisë me rezultat 2 me 0, në stadiumin, “Fadil Vokrri”.
Vashat e Kosovës, kaluan në epërsi qysh në minutën e 7’, pasi Himannen e Estonisë, realizoi një autogol.
20’ minuta më pas, Kosova arriti të dyfishojë këtë epërsi, përmes Biqkajt.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë dhe e gjithë ndeshja.
Kosova hyri në këtë takim me mungesa të shumta, shkaku që lojtares e përfaqësuese që luajn në europë, nuk u lejuan që të udhëtojnë në Kosovë, për këtë përballje.
Me këtë fitore, Kosova radhitet e katërta në tabelë, me nëntë pikë, aç sa ka edhe Russia në vendin e tretë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar./Insajderi.com.