Vashat ruse mposhtin vashat kosovare

Vashat ruse mposhtin vashat kosovare

Kosova, në konkurrencën e femrave në futboll, është mposhtur të premten me rezultat 3:0 nga vashat e kombëtares së Rusisë, në kuadër të ndeshjes së parafundit në grupin kualifikues për Kampionatin Evropian 2022, njofton Insajderi.

Ndeshja e zhvilluar në Manavgat të Turqisë, i ka takuar ruseve, pasi mposhtën me rezultat 3:0 vashat e Kosovës. Të tre golat, ruset i shënuan në pjesën e parë, ndërsa pas 12-të minutave lojë, rezultati në tabelë tregonte 3:0.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte më e balancuar, duke bërë që takimit të mbyllet me rezultatin e pjesës së parë.

Kjo ishte humbja e pestë në grup për Kosovën, krahas tre fitoreve dhe një barazimi të arritur me Turqinë.

Pas nëntë ndeshjeve, Kosova ndodhet e katërta ne tabelë me 10 pikë, ndërsa ndeshjen e fundit në grup do ta zhvillojnë më një dhjetor në Breda, kundër superfuqisë në futbollin e femrave, vashave holandeze. /Insajderi.com