Vazhdojnë ‘diss-at’ mes dy repereve

Arta Memedi kërcënon menagjerin e Taynës, Rynor Hykollin

Vazhdojnë ‘diss-at’ mes dy repereve

Pak ditë kanë kaluar prej publikit të klipit “Pow Pow” të reperes Tayna, e menjëherë ka pasur reagime.

Një prej tyre është Arta Memedi, e cila menjëherë pas publikimit të kësaj kënge kishte reaguar përmes disa statuseve në rrjete sociale.

Arta Memedi reagoi menjëherë lidhur me këngën përmes rrjeteve sociale.

Përveç kësaj ajo shkoi tutje, në postimin e saj të fundit, Arta kërcënon menagjerin e Taynës, Rinor Hykollin, që do ta paraqesë në polici.

Ky është postimi i plotë i Artës, pa ndërhyrje:

“U munove me anulu koncertin qe e pata ne Vienn edhe smujte me arrit, ki tentu pernjiher me mi largu apet bashkpuntort edhe koleget me ma bo unfolloë se ki arrit, e tash po kercnon apet familjen tem per mi hjek postimet se e verteta dhemb por apet sen ski me arritr veq qe ki me perfundu se shpejti ne stacion policor nese nuk terhekesh! Ti e din mire qka fakte tjera kom ne dore. Epizoda e dyte filloj, a te treten sdon me ni!”.

Kujtojmë që Arta Memedi ka folur lidhur me ‘dissat’ e Taynës në një intervistë dhënë për “Mirage”, ndërsa Tayna në intervistën e fundit po në “Mirage” ka treguar nëse projekti “Pow Pow” ka ‘dissa’ për dikë, e këtë gjë e kuptoni në videot e mëposhtme, raporton Lajmi.net.