Vazhdojnë organizimet masive në Bjellorusi kundër pushtetit të Lukashenkos, edhe gjatë varrimeve

Vazhdojnë organizimet masive në Bjellorusi kundër pushtetit të Lukashenkos, edhe gjatë varrimeve

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e një burri që vdiq gjatë protestave të fundit kundër zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në Bjellorusi, të cilat i fitoi Aleksander Lukashenko që konsiderohet si “Diktatori fundit i Evropës”.

Mbështetësit e opozitës dolën në kryeqytetin, Minsk, të shtunën, ku ata lanë lule, flamurin me valë dhe brohoritën që presidenti pas një kohe të gjatë qëndrimi në pushtet të japë dorëheqje.

Protestat masive shpërthyen pasi presidenti, Aleksandër Lukashenko, pretendoi një fitore dërmuese në zgjedhjet e 9 gushtit, raporton BBC.

Rezultati është kundërshtuar me akuza të gjera për manipulim votash.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se Z. Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, fitoi 80.1% të votave dhe kandidatja kryesore e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya 10.12%.

Por opozitarja, Tikhanovskaya, këmbëngul se aty ku u llogaritën votat siç duhej, ajo fitoi mbështetje duke filluar nga 60% në 70%.

Ajo ka arritur që gjatë fushatës të grumbullojë mijëra njerëz si kundërshtim ndaj Lukashenkos. /Insajderi.com/