Vazhdojnë përplasjet për Thaçin e Kurtin, këshilltari i presidentit: Ligji juaj është rruga

Vazhdojnë përplasjet për Thaçin e Kurtin, këshilltari i presidentit: Ligji juaj është rruga

Adil Behramaj, këshilltari i presidentit të vendit, Hashim Thaçi i ka reaguar kryeministrit në largim, Albin Kurti për deklaratën e tij të mbrëmshme ku e quajti presidentin Thaçi, kalama dhe e ftoi të përballet me të në një debat televiziv.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Behramaj i ka thënë Kurtit që ta marr të përkthelurin e tij për dore Aleksandër Jabllanoviq dhe të shkojë në Gjakovë t’i kërkojë falje nënave që i kanë familjarët e tyre të vrarë e disa ende të zhdukur, përcjell Gazeta Insajderi.

“Merre të përkëdhelurin tënd, Aleksandër Jabllanoviqin, me njërën dorë Albin. Me dorën tjetër edhe Xhelal Sveçlen. Shkoni tretë bashkë në Gjakovë dhe kërkoni falje nënave gjakovare. Ai që i ka fyer dhe ju që i keni mashtruar. Merreni për sigurinë tuaj me veti edhe Rashit Qalajn. Për tjetër gjë nuk ke mbetur. Të ka shkuar dita, Albin!”, ka shkruar Behramaj.

Tutje, këshilltari i presidentit, ju ka drejtuar Kurtit duke i thënë se ligji i tij është rruga.

“Çfarë mund të debatohet me një superkriminel? Për shkeljen e Kushtetutës së Kosovës dhe shkeljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, a? Për veprat penale që i keni bërë? Kjo është trashëgimia juaj politike. Ligji juaj është rruga. Aty jeni rritur politikisht dhe aty po përfundoni!”, ka përfunduar Behramaj.

Ky reagim vjen pasi gjatë natës së mbrëmshme, Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkroi se Thaçi është një shembull i keq për tu ndjekur derisa e quajti kalama dhe e ftoi në përballje televizive.

“Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn”, ka shkruar Kurti.

Derisa ky reagim i Kurtit ka ardh pas atij të Thaçi, i cili në një lidhje telefonike në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini e quajti Lëvizjen Vetëvendosje, ndërmarrje kriminale.

“Që prej çlirimit të Kosovës, deri dje kur kam dal dhe hyrë në Kosovë, kamë hyrë që 20 vjet. Sa i përket Kurtit dhe Sveçlës si kompani kriminale unë jam në shtëpi. Të mos krijojnë marrëzira, e të kërcënojnë as Pacollin. Lokacioni im është shtëpi, për Sveçlen, edhe për shefin e tij, dhe për ndërmarrjen e tyre kriminale”, ka thënë Thaçi mbrëmë.

E krejt këto përplasje dhe replika vinë pasi që Ushturesi i Detyrës së Ministrisë së Puënve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ngriti dyshimet se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli është sjellë në Kosovë nga Shqipëri në mënyrë ilegale nga presidenti Thaçi.

Në një konferencë për media, Sveçla ka treguar se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme kishte kaluar kufirin dhe kishte shkuar në Shqipëri rreth orës 18:00, përcjell Gazeta Insajderi.

Ndër tjera sipas Sveçlës edhe presidenti i vendit kishte thyer rregullat për uljen e tij në veturë.

“Mbrëmë vonë i informuar nga ana e Policisë kufitare, që Presidenti i Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçi, ka kaluar kufirin shtetëror, pak para orës 18:00 në drejtim të Shqipërisë, i njëjti është kthyer në Kosovë pas pak orës 19:00. Kur eskorta e presidentit është ndalur është konstatuar që në veturën e dytë ndodhet presidenti, po ashtu është vërejtur që presidenti ishte ulur në ulësen e parë përkundër rregullave të sigurisë për personat VIP, po ashtu policia për shkak të xhamave të zi nuk ka mundur të dallojë nëse ka persona të tjerë ulur prapa, vetura e presidentit ka qenë e shoqëruar vetëm me nga një veturë tjetër në të cilën ka qenë vetëm shoferi”, ka thënë Sveçla. /Insajderi.com