Vazhdojnë protestat në SHBA pas plagosjes me shtatë plumba të Jacob Blake (VIDEO)

Vazhdojnë protestat në SHBA pas plagosjes me shtatë plumba të Jacob Blake (VIDEO)

Për të dytën natë rresht ka pasur protesta dhe përplasje me policinë në Wisconsin, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë ndezur dhe shtëpi e vetura, pas rastit kur policia e qëlloi me armë të dielën një person me ngjyrë, njofton Insajderi.

Jacob Blake, 29 vjeçar, është në gjendje stabile pasi u qëllua disa herë në qytetin Kenosha.

Pamje nga shtënia me armë e policëve, të marra nga matanë rrugës, dhe të shpërndarë në rrjetet sociale, tregojnë zotëri Blake duke shkuar të vetura e tij dhe një oficer që e mbanë për bluze dhe më pas dëgjohen shtatë të shtëna./Insajderi.com