Vazhdojnë reagimet e VV-së me LDK-në, Murati: Njëmend e kemi

Vazhdojnë reagimet e VV-së me LDK-në, Murati: Njëmend e kemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se LDK dhe VV janë pajtuar për programin qeverisës dhe se tani nuk është koha për kushtëzime.

“Njëmend e kemi! Tashmë jemi pajtuar për programin, dhe ndarjen e dikastereve ministrore 5 me 5”, ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.

“Megjithëse fitues, u pajtuam të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë, sipas formulës së propozuar nga ju. Madje edhe zgjodhët të parët”

“Le të mos bëhemi peng i kushtëzimeve përtej asaj për çka votuan qytetarët më 6 tetor!”