Vazhdojnë të shtypen protestat kundër grusht-shtetit në Burma

Vazhdojnë të shtypen protestat kundër grusht-shtetit në Burma

Policia në qytetin më të madh të Mianmarit të hënën hodhi me gaz lotësjellëse turmat sfiduese që u kthyen në rrugë për të protestuar ndaj marrjes së pushtetit nga ushtria një muaj më parë, pavarësisht raporteve që forcat e sigurisë kishin vrarë të paktën 18 njerëz në të gjithë vendin një ditë më parë.

Kjo vjen ndërsa ish-udhëheqja, Aung San Suu Kyi u akuzua për dy vepra të reja, tha avokati i saj të hënën.

Suu Kyi, e cila u arrestua në 1 Shkurt pas grushtit të shtetit të ushtrisë, tani po ndiqet penalisht për shkeljen e një ligji telekomunikacioni dhe për “nxitje të çrregullimit publik”, tha avokati Nay Tu.

Qeveria e re ka intensifikuar përpjekjet për të prishur protestat në ditët e fundit dhe të paktën 18 njerëz raportohet të kenë vdekur në Mianmar, sipas Kombeve të  Bashkuara, pasi forcat e sigurisë bënë arrestime masive dhe u duk se përdorën forcë vdekjeprurëse të dielën.

Vdekjet raportohet të kenë ndodhur gjatë goditjeve të dhunshme në Yangon, Dawei, Mandalay, Myeik, Bago dhe Pokokku. /Insajderi.com