Vazhdon alarmi për rrezikun nga vaji i palmave që shitet si qumësht në Kosovë

Vazhdon alarmi për rrezikun nga vaji i palmave që shitet si qumësht në Kosovë

 

Ramadan Memaj, përfaqësues i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, ka thënë se në Kosovë ka prezencë të enorme të vajit të palmës, që përdoret në prodhimet e qumështit.

Sipas Memajt, importet e vajit të palmës kanë qenë legale dhe kanë qenë nëpërmjet importuesve, të cilët saktësisht dihet se kush janë e sa sasi kanë sjellë në Kosovë që është përdorur e po përdoret edhe sot.

“Në Kosovë kemi prezencë të produkteve të falsifikuara, të cilat shiten si prodhime të qumështit. Në Kosovë ka munguar informacioni sa i përket importit të vajit të palmës dhe për fat të keq ditëve të fundit është tentuar edhe të mohohet ajo”, ka Memaj në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini

Sipas Alajdin Fusha, pronar i kompanisë “Abi’ thotë se më këtë që është krijuar për sigurinë e prodhimeve të qumështit dikush po dëshiron të dëmtojë produktet tona vendore.

“Nëse ka ankesa konsumatori duhet t’i drejtohet agjencionit, agjencioni i dërgon analizat, na merr – mbyll licencat, pra është problem i Agjencionit jo i personave, pronarëve të qumështarëve të cilët po na shantazhojnë”, ka thënë Fusha. /Insajderi.com