Vazhdon debati mes Adelinës dhe Arif Vladit “Kur unë i këndoja UÇK-së, Adelina dëgjonte serbisht”

Vazhdon debati mes Adelinës dhe Arif Vladit “Kur unë i këndoja UÇK-së, Adelina dëgjonte serbisht”

Debati mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit po vazhdon të jetë një prej temave më të përfolura të këtyre ditëve.

Pasi këngëtarja tha në një intervistë me Fatmir Limaj, se këngëtari në fjalë është paguar për këngën e tij, Arif Vladi  tha se kjo deklaratë është e pavërtetë dhe e kërcënoi që do ta padiste, njofton Insajderi.

Kjo deklaratë nxiti të tjera, prej personave që dolën duke thënë që kishin qenë sponsor, e deri te reagimi i këngëtares sipas të cilit ajo thotë që kjo është vetëm fillimi i historisë që ajo do të nxjerrë në emisionin e saj.

Këngëtari Arif Vladi, në një bisedë me RTK-në, ka folur lidhe me këtë çështje, duke shprehur indinjatën e tij lidhur me akuzën e Adelinës.

“Të akuzosh për gjëra të tilla është di[ka e rëndë, me sa duket asaj i ka humbur audienca dhe kërkon të gjej emrat me të cilët do t’i kthehet vëmendja”, tha këngëtari në intervistën me RTK.

Ai vazhdoi duke shtuar se “në kohën që është bërë kënga “Marshit të UÇK’së”, unë përjetoja të tjera gjëra, ndërsa Adelina argëtohej serbisht”.

Me shumë siguri kjo nuk do të jetë fjala e fundit që do të dëgjojmë nga ky debat, sepse Adelina sikur e njohim ne do të ketë ndonjë përgjigje për t’i dhënë, e ndërkohë Vladi paralajmëroi që është në proces të realizimit të një filmi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës./Insjaderi.com