Vazhdon greva në gjithë Francën

Vazhdon greva në gjithë Francën

Të punësuarit në të gjithë Francën, përfshirë, mësuesit, mjekët, avokatët dhe punëtorët e Kullës së Eifelit kanë lënë sot vendet e tyre të punës.

Ata po protestojnë kundër rritjes së moshës për të dalë në pension dhe për ta mbrojtur sistemin social nga frika se presidenti Emanuel Macron planifikon ta shkatërrojë.

Për qytetarët dhe turistët kjo do të thotë se është e 13-ta ditë që kanë probleme me transportin pasi që drejtuesit e trenave janë duke vazhduar grevën për shkak të reformave të presidentit Macron.