Vazhdon intervistimi i Kadri Veselit në Hagë – mbrohet nga Ben Emmerson

Vazhdon intervistimi i Kadri Veselit në Hagë – mbrohet nga Ben Emmerson

Në Prokurorinë e Sepcializuar në Hagë po vazhdon intervistimi i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Tashmë janë bërë dy orë qëkur ai së bashku me avokatin, Ben Emmerson, janë paraqitur para prokurorit të Dhomave të Specializuara.

I pari i PDK-së u nis gjatë mesditës së hënë për në Hagë dhe tha se ky po konsiderohet një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.

Veseli është duke u mbrojtur nga avokati britanik, Ben Emmerson, i cili në të kaluarën kishte mbrojtur edhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Emmerson kishte qenë avokat i Ramush Haradinajt gjatë ballafaqimeve të tij me Tribunalin e Hagës. E kishte mbrojtur dy herë me sukses Haradinajn në Hagë.

Për herë të parë lideri i AAK-së u lira nga akuzat për krime luftë në vitin 2008.

Po ashtu, Emmerson ka qenë anëtar i Trupit Gjykues, i cili e dënoi me 10 vjet burgim Vojsllav Sheshelin, kriminelin serb të luftës.

Avokati i Haradinajt emërohet gjyqtar kundër Sheshelit

Gjykatësit me 11 prill të vitit 2018 dënuan Vojisllav Sheshelin me 10 vjet heqje lirie – sipas akuzave për përndjekje, deportim dhe vepra të tjera johumane, si pjesë e krimeve kundër njerëzimit, të kryera në vendin Hrtkovci në Vojvodinë. Por edhe në këtë proces gjykatësit e liruan atë ndaj akuzave për krime në B-H dhe Kroaci. /Insajderi.com