Vazhdon moti me shi

Vazhdon moti me shi

Në Kosovë edhe sot do të mbizotërojë i vranët dhe kryesisht me shi dhe po ashtu do të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

kjo gjendje meteorologjike që do të përfshijë vendin gjatë dy ditëve të ardhshme është pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Insajderi.com/