Vazhdon ndeja e Lladrovcit dhe Jasharit – nga “Allianz Arena” në darkë me boksierin e famshëm

Vazhdon ndeja e Lladrovcit dhe Jasharit – nga “Allianz Arena” në darkë me boksierin e famshëm

Dy net më parë Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari u shfaqën me disponim nga Gjermania, ku po ndiqnin gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në “Allienz Arena”, mes Bayern Munich dhe Real Madridit, por sot ata janë lajmëruar nga një vend tjetër.

Në një dark me boksierin kosovar Hashi-Robin Krasniqin, janë lajmëruar Jashari dhe Lladrovci. Ata kanë treguar se me 2 qershor nuk do të shikojnë futboll, por do ta ndjekin Krasniqin teksa bokson.

“Sonte, pas treningut, për darkë jemi me boksierin tonë, Haxhi-Robin Krasniqin, i cili është shumë dashamirës dhe na solli shumë kënaqësi me mikpritjen e tij. Para meçit të 2 Qershorit për titullin e kampionit të Evropës, Robini ishte shumë optimist dhe i bindur për fitore. Besojmë fort se do ta mund kundërshtarin”.

“Sporti ka prezantuar shkëlqyeshëm shtetin tonë. Mbrëmë vajzat tona xhudiste, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, sollën medaljen e artë dhe të argjendtë, nga kampionati evropian. Presim që edhe Robini të bëhet kampion evropian i boksit në kategorinë e tij e pastaj edhe kampion i botës! Suksese e fitore Robin. Tashmë, për meçin e Robin Krasniqit, më 2 Qershor, me Bekimin i kemi edhe ftesat, edhe biletat”, ka shkruar Lladrovci në Facebook./Insajderi.com