Vazhdon përhapja e coronavirusit në Kosovë

187 raste janë regjistruar me coronavirus të hënën.

Vazhdon përhapja e coronavirusit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar 187 raste pozitiv me COVID-19 tw hënën

Ishte dita e parë pas disa ditëve rresht ku raportoheshin mbi 200 raste me coronavirus. Por, shifra 187 të infektuar brenda 24 orëve mbetët shumë  e lartë.

Pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës, sot ka filluar monitorimi dhe dënimi i mosrespektimit të udhëzimeve shëndetësore nga bizneset dhe qytetarët.

Policia e Kosovës ka shpërmdarë gjoba për qytetarët të cilët nuk po respektojnë udhëzimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndër këto rekomandime është edhe vendosja e maskës që Institutiti Kombëtar i Shëndetit Publik e quan OBLIGATIVE.

Tash e një muaj situate me COVID-19 ka filluar të eskalojë pasi çdo ditë raportohen shumë raste krahasuar me testimet që bëhen dhe numrin e banorëve në tërësi, Kosova po konsiderohet si vendi i tretë në Europë në përhapjen e coronavirusit. /Insajderi.com/