Vazhdon përkrahja e GIZ-it gjerman për bujqësinë e Kosovës

Vazhdon përkrahja e GIZ-it gjerman për bujqësinë e Kosovës

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, ka pritur sot në takim drejtorin e GIZ-it gjerman, David Oberhuber, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin reciprok dhe përkrahjen e GIZ-it për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.

Ministrja Zhiviq me këtë rast theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit me GIZ-in, me qëllim të ofrimit të ekspertizës gjermane në proceset bujqësore në vend, ndërsa vlerësoi se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZHR-së kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Ndërsa, drejtori i GIZ-it David Oberhuber theksoi se janë të gatshëm për të ofruar bashkëpunimin në projekte të ndryshme bujqësore në Kosovë dhe premtoi se GIZ-i gjerman do të japë mbështetjen në mënyrën më të mirë të mundshme për avancimin e bujqësisë në vendin tonë.