Vazhdon përplasja mes Jasharit dhe Lushtakut

Vazhdon përplasja mes Jasharit dhe Lushtakut

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar përsëri në drejtim të nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtakut, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se Lushtaku ka vazhduar me shpifje e ofendime, edhe pse është njeriu që njihe për shembull dhe veprime të tilla.

Madje Jashari ka vazhduar duke thënë  se sa ka pasur respekt Samiu për familjen Jashari dëshmohet më së miri me ofendimet që ia bëri familjes, e që janë të incizuara në një video të publikuar edhe nga vetë Bekim Jashari.

Ai tutje tha se është krenar që është djali i Hamës Jasharit, por që asnjëherë nuk dëshiron që në emër të familjes nuk do asnjë përfitim.

“Ka ardhur koha e së vërtetës së shenjtë, e mendimit të lirë por të bazuar në fakte dhe argumente, e së vërtetës që do të them e do ta mbrojë tërë jetën time”, shtoi ai.

Ndryshe Bekim Jashari dhe Sami Lushtaku ka kohë që i kanë acaruar marrëdhëniet në mes njëri-tjetrit, por që së fundi pati deklarime mjaftë të ashpra nga të dy, madje edhe përmes televizioneve dhe rrjeteve sociale./Insajderi.com