Vazhdon përplasja mes LDK-së dhe Vetëvendosjes në kuvend

Vazhdon përplasja mes LDK-së dhe Vetëvendosjes në kuvend

Teksa po vazhdon seanca për çështjen e dialogut me Serbinë, ku kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është duke u përgjigjur në pyetje parlamentare, përplasjet mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë vazhduar, njofton Insajderi.

Janë hedhur akuza dhe kundër akuza, e këtë rast, ishte deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, i cili e ka akuzuar zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, duke e quajtur ‘manipulator të fondeve’.

“Zoti Slemanaj, ti mbase je mësuar të manipulosh fondet, por nuk mundesh edhe deputetët e kuvendit duke na thënë se cështja e dialogut është në rregull”.

Pas këtij deklarimi, ka reaguar Selmanaj, duke i ‘u drejtuar Gjyshincës, se “deri më sot vetëm Kadri Veseli e ka quajtur manipulator të fondeve dhe tani po e quan Gjyshinca”.

Gjyshinca e ka marrë përsëri fjalën duke i thënë se “edhe ora e prishur e tregon dy herë kohën e saktë, e vërteta mund të vijë edhe nga djalli, por është e vërtetë”./Insajderi.com