Vazhdon përplasja VV-Tahiri: Ish sekretarit të Thaçit tash që po i fundoset barka

Vazhdon përplasja VV-Tahiri: Ish sekretarit të Thaçit tash që po i fundoset barka

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba iu ka kundërpërgjigjur Ministrit të Drejtësisë në largim, Abelard Tahirit që tha se zyrtarët e Vetëvendosjes duhet të kthehen nga plazhi.

Përmes një postimi në Facebook, Zyba ka thënë se VV kërkon zgjedhje cdo ditë, e se ish-sekretarit të Thaçit, po i fundoset barka e po fillon me pa detin.

“VV është subjekti më i madh, dhe kërkon zgjedhje përditë, prej kur u krijua qeveria me partinë e tretë të katërt dhe të pestë. Ish sekretari i Thaçit tash që po i fundoset barka, ka fillu me e pa detin kudo”, ka shkruar Zyba.

Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, pak më parë Tahiri se Vetëvendosje është shkapërderdhur, disa duke zgjedhur plazhin e lideri i tyre duke zgjedhur Palestinën për të ikur nga realiteti.

“Pyetja që sot duhet të shtrojnë zyrtarët e Vetëvendosjes është se ku janë deputetët dhe ku është lideri i saj. Si subjekt edhe ashtu i thyer në kohën kur duhet të shpërndahet Kuvendi, disa kanë zgjedhë plazhin, e lideri i tyre shpirtëror ka zgjedhë Palestinën si destinacion për t’i ikur realitetit. I ftoj të njëjtit që të kthehen nga plazhet, në realitetin e hidhur që po i pret. Zgjedhje sa më parë! Për qeveri të re e të përgjegjshme me PDK-në në krye të saj” ka përfunduar statusin e tij Tahiri.

Krejt ky debat është duke u zhvilluar pas deklaratave të deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila tha se ministrat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ai i Drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, i ka kapluar zori i humbjes së pushtetit.

”Abelard Tahiri deklaronte se ‘nuk kemi buxhet për zgjedhje’ ndërsa Dhurata Hoxha paska thënë se ‘nëse hyjmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, zvarritet procesi i liberalizimi i vizave’. I ka kapluar zori i humbjes së pushtetit dhe duket që po e përjetojnë shumë rëndë. Kosova kurrë më nuk duhet të ketë ministra të tillë. #zgjedhje sa më parë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Insajderi.com