Vazhdon procesi i vaksinimit, priten edhe mbi 100 mijë vaksina këtë muaj

Vazhdon procesi i vaksinimit, priten edhe mbi 100 mijë vaksina këtë muaj

Nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës kanë njoftuar se Kosova do të pranojë edhe rreth 3500 vaksina, çka do ta bënte të mundur vazhdimin e vaksinimit të qytetarëve, njofton Insajderi.

Në ndërkohë, procesi i vaksinimit anti-COVID’19, do të vazhdojë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në qendra më të vogla në Komuna të tjera.

Deri me datën 24 maj, numri i të vaksinuarave ka arritur në 56 mijë, numër i vogël krahasuar me vendet e rajonit.

Pas ardhjes se këtij kontingjenti që po e pret kryeministria, në një komunikim për media nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, është bërë e ditur, gjatë këtij muaji, priten edhe 139 mijë doza të tjera.

“Kështu do të mirëmbahet procesi i vaksinimit pa ndërprerje dhe të përmbushet synimi ynë për vaksinim të qytetarëve”, ka deklaruar Kryeziu.

Mbi 3500 doza të vaksinës Pfizer kundër Coronavirusit kanë ardhur në Kosovë në fillim të këtij muaji si donacion i Bashkimit Evropian.

Ndërkaq sot 500 punëtorët të cilët janë vaksinuar në Kukës me datë 20 dhe 21 mars, pritet të paraqiten në sallën “1 Tetori” për të marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca./Insajderi.com