Vazhdon rinumërim – ja kur priten rezultatet

Vazhdon rinumërim – ja kur priten rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi 1428 vendvotimeve.

Deri pasdite numri i vendvotimeve të rinumëruara ka arritur në 233 sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Procesi i rinumërimit të këtyre vendvotimeve pritet të zgjasë më shumë se 3 javë.

Kështu po vonon certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe formimi i institucioneve të reja që sipas gjitha gjasave do të bëhen në fillim të vitit tjetër./Insajderi.com