Pjesëmarrësit në Konferencën Botërore të Ndryshimeve Klimatike në Katowice, Poloni, nuk janë gëzuar me faktin se konsumi botëror i qymyrit ka shënuar rritje prej 1% në v" />

Vazhdon rritja dhe financimi i projekteve të termocentraleve nga qymyri

Vazhdon rritja dhe financimi i projekteve të termocentraleve nga qymyri

Pjesëmarrësit në Konferencën Botërore të Ndryshimeve Klimatike në Katowice, Poloni, nuk janë gëzuar me faktin se konsumi botëror i qymyrit ka shënuar rritje prej 1% në vitin 2017.

Nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Parisit për Ndryshime Klimatike sipas së cilës shteteve nënshkruese i duhej të zvogëlonin numrin e termocentraleve nga qymyri, kapacitetet e qymyrit në botë janë rritur për më shumë se 92 mijë megavat dhe termocentrale të reja me kapacitet prej 670 mijë megavatëve janë duke planifikuar ndërtimin, thekson Heffa Schucking, drejtor menaxhues në Urgewald, raporton Die Presse.

Rreth 478 miliardë euro janë investuar në kapacitete të prodhimit të energjisë nga qymyri vetëm nga viti 2016 dhe shumica e këtyre fondeve burimin e kishin në Japoni.

Një pjesë e këtyrë fondeve prejardhjen e ka nga vetë Bankat Evropiane, sipas studimeve të organizatës gjermane Urgewald, përkundër faktit se disa institucione financiare Evropiane janë deklaruar për ndërprerjen e përkrahjes së projekteve nga qymyri.

Huadhënësit më të mëdhenj për termocentralet me qymyr:
Mizuho Financial Japonia 12.8 miliardë dollar
Mitsubishi UFJ Financial Japonia 9.9 miliardë dollar
China Construction Bank Kina 4.7 miliardë dollar
Sumitomo Mitsui Japonia 4.2 miliardë dollar
Banka Rakyat Indonezi 4.2 miliardë dollar

Pothuajse të gjitha vendet në rajon kanë paralajmëruar termocentrale të reja për t’u ballafaquar me kërkesën në rritje për energji elektrike. Kosova i është bashkuar vendeve të rajonit duke paralajmëruar ndërtimin e termocentralit të ri me kapacitet prej 500 megavatësh.

Sipas strategjisë së tyre energjetike, Serbia planifikon ndërtimin e termocentraleve me kapacitet të përgjithshëm prej rreth 2500 megavatësh, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 2480 megavat. Në Serbi, projektet e termocentraleve janë kryesisht të financuara nga fonde shtetërore të Kinës.

Sipas statistikave, në Kosovë rryma prinë në listën e produkteve të importuara nga Serbia, ani pse vendi është i pesti në botë për nga rezervat e linjitit.

Përvec rajonit, projekte të prodhimit të energjisë nga qymyri janë paralajmëruar në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Greqia ka paralajmëruar zgjerimin e kapaciteve ekzistuese të prodhimit të energjisë nga qymyri në Ptolemiada.

Banka gjermane KfW do të ofrojë mbi 700 milion euro financim për ndërtimin e këtij termocentrali në Greqi.