Vazhdon shqiptimi i gjobave

Vazhdon shqiptimi i gjobave

Policia e Kosovës ka shqiptuar 541 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID, njofton Insajderi.

Këto gjoba bazën ligjore e kanë tek ligji anti-COVID i votuar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa më shumë tiketa janë shpërndarë për shkelësit e rregullave të komunikacionit. 847 sosh.

Policia ka raportuar që 13 aksidente kanë ndodhur me të lënduar, ndërsa 34 me dëme materiale.

Të mërkurën u arrestuan shatë persona, pesë u dërguan në mbajtje e një shkoi në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com