Sa të shëruar, aq të infektuar

Vazhdon situata e rëndë në Maqedoninë Veriore: Tetë viktima dhe 163 raste të reja me Covid-19

Vazhdon situata e rëndë në Maqedoninë Veriore: Tetë viktima dhe 163 raste të reja me Covid-19

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë gjendja e rëndë, sot janë shënuar 163 të infektuar, 8 të vdekur dhe 163 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit, njofton Insajderi.

Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1794 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima të diagnostifikuara me Covid-19 dhe në disa raste sëmundje tjera shoqëruese. Pesë viktima janë nga Shkupi, një nga Dibra dhe një nga Tetova. Viktimat janë mes moshës 52 dhe 79 vjeçe.

Në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7406 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3554 janë shëruar kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë 3493 raste aktive me Covid-19./Insajderi.com