Vazhdon sot diskutimi për të pagjeturit në Kuvend

Vazhdon sot diskutimi për të pagjeturit në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të vazhdojnë seancën plenare të lënë në gjysmë gjatë së enjtes që lamë pas, njofton Insajderi.

Siç bëjnë të ditur nga Kuvendi, kjo seancë pritet të fillojë nga ora 10:00.

​Në rend dite do të jetë:

  1.  Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”,
  2.  Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-033 për të Drejtën Ndërkombëtare Private,
  3.  Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-027 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social,
  4.  Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-028 për Inspektoratin e Punës,
  5.  Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-038 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,
  6.  Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-012 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256,
  7.  Shqyrtimi i Raportit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,
  8.  Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2019,
  9.  Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për raportin e auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019,
  10.  Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2019,
  11.  Shqyrtimi i Raportit Vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019,
  12.  Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2019,
  13.  Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.