Vazhdon takimi Kurti-Mustafa

Vazhdon takimi Kurti-Mustafa

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë me dije se takimi Kurti-Mustafa, është akoma duke vazhduar.

Takimi ka filluar rreth orës 16:00 në Kuvendin e Kosovës.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur shkurtimisht para gazetarëve derisa ka hyrë në Kuvend të Kosovës, pak minuta para takimit me të parin e VV-së, Albin Kurti.

Mustafa ka thënë shkurtimisht se do të takohen me Kurtin, por që nuk tha se mund të garantojnë se ku do të arrihet.

“Do të bisedojmë ku arrijmë nuk mund të ju garantojmë”, ka deklaruar shkurtimisht Mustafa.