Vazhdon të pamundësohet votimi për shkak të afatit të skaduar të letërnjoftimit

Vazhdon të pamundësohet votimi për shkak të afatit të skaduar të letërnjoftimit

Ndonëse nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bë e ditur se lejohet votimi edhe me letërnjoftim me afat të skaduar, qytetarët po vazhdojnë të ballafaqohen me vështirësi për të iu drejtuar kutive të votimit, transmeton Insajderi.

Qytetari Basri Qarkaj nga fshati Treçë ka treguar se nuk ka mundur të votojë sot.

Siç raporton Klan Kosova, Qarkaj ka thënë se komisionerët e KQZ-së nuk e kanë lejuar të votojë pasi e pati afatin e letërnjoftimit të skaduar.

“Sot më është mohuar e drejta e votimit. Kjo pasi e kam të skaduar afatin e letërnjoftimit. Unë kam bërë kërkesë për letërnjoftim të ri, Ministria e Punëve të Brendshme më ka lëshuar një fletë, dhe më kanë thënë se kjo është valide për të votuar edhe pse nuk kam letërnjoftim”, ka thënë ai.

“Ndërsa, komisionerët e pikës më thanë se nuk kam mundur të votojë”, ka thënë Qarkaj. /Insajderi.com