Vdekja e Antonin Scalias nxit përplasje për kontrollin e Gjykatës Supreme në SHBA

Vdekja e Antonin Scalias nxit përplasje për kontrollin e Gjykatës Supreme në SHBA

Vdekja e njërit prej anëtarëve më konservativ të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjykatësit Antonin Scalia, ka nxitur argumente në procesin e gjetjes së zëvendësuesit të tij, shkruan BBC, raporton Insajderi

Presidenti aktual i SHBA-ve, Barack Obama ka thënë se do të nominojë një zëvendësues të tij së shpejti.

Por, kandidatët republikan për president kanë kërkuar për një shtyrje të nominimit deri pas përfundimit të zgjedhjeve.

Para vdekjes së Gjykatësit Scalia, Gjykata e Lartë e SHBA-ve ka pasur shumicën konservative në proporcionin 5 me 4.

Me vdekjen e tij, Gjykata Supreme tash është e balancuar në 4 me 4 mes konservatorëve dhe liberalëve dhe kjo është një garë po aq e rëndësishme sa është edhe ajo për garën presidenciale./Insajderi.com