Vdekja e dhunshme në Fushë Kosovë: Dyshohet se motra mbyti motrën

Vdekja e dhunshme në Fushë Kosovë: Dyshohet se motra mbyti motrën

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e sotme e 33-vjeçares në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, të cilën Policia e ka cilësuar ‘vdekje e dhunshme’, transmeton Insajderi.

Siç mësohet nga vendi i ngjarjes, banorët përreth raportojnë se dyshohet që motra e ka mbytur motrën.

Sot në mesditë në rrethana të dyshimta ka ndërruar jetë një grua 33 vjeçare në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci, i cili raporton se kjo vdekje cilësohet e dyshimtë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Burovci. /Insajderi.com