Vdekja e papritur e aktorit i la përgjysmë planet e tij kinematografike

Vdekja e papritur e aktorit i la përgjysmë planet e tij kinematografike

Aktori Ben Cross, i cili ishte më i njohur rolin e atletit Harold Abrahams në filmin Chariots of Fire, ka vdekur në moshën 72 vjeçare, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

British athlete Harold Abrahams, played by Ben Cross, wins the 100 Metres event at the Paris Olympics in a scene from Chariots Of Fire

Rolet e tij të tjera përfshinin mini-serinë e parë ndonjëherë të HBO-s, The Far Pavilions, në vitin 1984 dhe serinë horror të vitit 1991, “Dark Shadows”.

Përfaqësuesit e tij thanë se ai vdiq “papritmas” pas një sëmundjeje të shkurtër.

Vajza e tij Lauren shkroi në Facebook se ishte “plotësisht zemërthyer” se “babai i saj i dashur” kishte ndërruar jetë.

Ajo tha se ai kishte qenë “i sëmurë për një kohë”, por kishte pasur një “rënie të shpejtë gjatë javës së kaluar”.

Përfaqësuesit e tij thanë se ai sapo kishte mbaruar xhirimin e filmit horror “The Devil’s Light” dhe më vonë këtë vit do të shfaqej në një rol kryesor në filmin romantik dramë “Last Letter From Your Lover”.

Cross, i cili vdiq në Vjenë, Austri, kishte dy fëmijë, Lauren dhe Theo. /Insajderi.com