Vdekja e sllovakut në Belgjikë që po krahasohet me atë të George Floyd – një polic shihet duke bërë përshëndetjen naziste

Vdekja e sllovakut në Belgjikë që po krahasohet me atë të George Floyd – një polic shihet duke bërë përshëndetjen naziste

Gruaja që i vdiq burri me prejardhje sllovake derisa po mbahej në paraburgim nga policia belge ka kërkuar hetim të ri të vdekjes së bashkëshortit pasi kanë dalur pamje shokuese nga dhoma ku po mbahej në polici.

Jozef Chovanec ishte arrestuar në aeroportin Charleroi në vitin 2018 pasi kishte shkaktuar disa probleme gjatë udhëtimit.

Derisa ishte në mbajtje, ai kishte filluar ta godiste kokën e vet për muri, derisa kishte filluar gjakosja.

Më vonë, një grup policësh kishin shkuar për ta ndaluar e më pas ai ishte dërguar në spital, por kishte rënë në koma dhe të nesërmen kishte vdekur.

Imazhet e dal tash së fundi nga çalia ku po mbahej tregojnë pamje të disa oficerëve që qeshnin me të, ndërsa një tjetër bën një përshëndetje naziste me ngritje dore.

Kurse polici tjetër ishte filmuar duke qëndruar i ulur në brinjët e të burgosurit për 16 minuta.

Tashmë vdekja e tij ka filluar të krahasohet në Belgjikë me rastin e George Floyd në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili vdiq në maj, derisa një polic e kishte lidhur dhe i kishte vendosur gjurin në qafë.

“Dua të di çfarë ka ndodhur dhe përse policia janë sjellur ashtu”, ka deklaruar gruaja e tij, Henrieta, për gazetën belge Het Laatse Nieuws./Insajderi.com