Vdekja nga orteku, Daci nuk e kishte të veshur jelekun mbrojtës

Vdekja nga orteku, Daci nuk e kishte të veshur jelekun mbrojtës

Dëshmitarët thonë se ai do t’i shpëtonte fatkeqësisë nëse do të kishte ‘airbag’.

VIDEO

Arian Daci kishte shkuar ta kalonte fundjavën në Brezovicë. Ai, së bashku me shokun e tij, Ardian Bakalli, kishin vendosur që pasionin e tyre për ski, ta provonin edhe jashtë pistave për ski të Brezovicës.

Por, ky pasion, të shtunën ia mori jetën, raporton T7.

Sipas dëshimtarëve, Arian Daci, nuk e kishte të veshur jelekun mbrojtës (airbag) të cilin skitarët e veshin në raste rreziku – gabim ky i cili i kushtoi me jetë.