Vdekje e dyshimtë në QKUK

Vdekje e dyshimtë në QKUK

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur para dy ditëve në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu është cilësuar nga Policia e Kosovës, të cilët bënë të ditur se viktima femër ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“QKUK, Prishtinë 23.11.2020 – 22:15. Viktima femër kosovare e cila (me: 22.11.2020-23:15) ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Insajderi.com