Vdekje e dyshimtë në Graçanicë, viktimës në afërsi i gjenden minë e bajoneta

Vdekje e dyshimtë në Graçanicë, viktimës në afërsi i gjenden minë e bajoneta

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e vona të 5 marsit në Graqanicë, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa rasti është regjistruar si “vdekje e dyshimtë”.

Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes në një objekt ndihmës janë gjetur dhe konfiskuar dy karikatorë të mbushur të armës AK 47, një minë trombllonike, dy bajoneta dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Graçanicë,05.03.2021-23:25.Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ku gjatë shikimit të vendit të ngjarjes në një objekt ndihmës kanë gjetë dhe konfiskuar dy karikatorë të mbushur të armës AK 47, një minë trombllonike, dy bajoneta dhe pajisje për pastrimin e armëve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com