Vdekje e dyshimtë në Lladrovc të Malishevës

Vdekje e dyshimtë në Lladrovc të Malishevës

Një vdekje e dyshimtë po hetohet në Lladrovc të Malishevës.

Të premten rreth orës 15:00, një person është gjetur i vdekur dhe pranë tij ishte një pistoletë me një gëzojë.

Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.  /Insajderi.com