Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur gjatë së martës në Prishtinë, përcjell Insajderi.

Një person është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, për shkak të përkeqësimit të gjendjes, ku më pas ka ndërruar jetë.

Rasti në polici është hapur si “Hetim i vdekjes”.

“Prishtinë 16.03.2021-01:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ishte dërguar nga familjarët e tij në QKUK, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.

Trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com