Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:04 një person është gjetur i vdekur në një hotel, në Prishtinë

Sipas policisë, viktima ishte shtetas zviceran, raporton Insajderi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.