Vdekje e dyshimtë në Prizren

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Policia e Kosovës njofton për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:25 në Prizren.

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, njofton Insajderi.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Insajderi.com