Vdekje e dyshimtë në QKUK

Vdekje e dyshimtë në QKUK

Një burrë ka vdekur në rrethana të dyshimta të enjten rreth orës 17:38 në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë, njofton Insajderi.

Vdekjen e tij e ka raportuar në polici bashkëshortja e tij.

Dëshmitarja femër kosovare ka njoftuar se burri i sajë viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në QKUK”. Në vendngjarje ka dal njësitet përkatëse”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com